Lëndohet Enzo Fernandez

- Bota Sot

Lëndohet Enzo Fernandez

Futbollisti Enzo Fernandez ka njoftuar se nuk do të grumbullohet me kombëtaren e Argjentinës në muajin nëntor.

Mesfushori i Chelseas kërkoi të zëvendësohet mbrëm në ndeshjen ndaj Wolvesit, ku skuadra londineze arriti fitore me rezultat 3:0.

“Nuk do të jem në dispozicion me Argjentinën. Unë thjesht po flisja me ekipin mjekësor sepse kisha një problem me gjurin tim në 4 muajt e fundit.

Është vendimi më i mirë të pushoj këto dy javë për gjurin tim.

Javën e fundit kam pësuar shumë dhimbje. Këto dy javë u rikuperova sa munda. Unë do të rikuperohem sa më shumë që të mundem kur të kthehem 100% në stërvitje dhe të luaj me ekipin tim”, ka deklaruar Fernandez pas ndeshjes.

Por mungesa e tij te Argjentina nuk do të luaj rol të madh, pasi ”Albiceleste” do të zhvillojë vetëm një ndeshje miqësore në nëntor, atë ndaj Angolas, me datën 14.



Lexoni të gjitha në Bota Sot