Media sllovene e shqetësuar për lojtarin para sfidës me Kosovën dhe Suedinë

- Bota Sot

Media sllovene e shqetësuar për lojtarin para sfidës me Kosovën dhe Suedinë

Ekzaminimet e para në Manchester Utd nuk treguan një lëndim serioz në gju të futbollistit Benjamin Sheshkos. Ai është në pritje të ekzaminimeve të hollësishme.

Manchester Utd e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë pas lëndimit të futbollistit slloven, Sheshko. 

“Sheshko iu nënshtrua ekzaminimeve të para menjëherë pas ndeshjes, të cilat nuk treguan ndonjë lëndim serioz, sipas mediave të shumta angleze.

Për të qenë të sigurt, një skanim MRI është urdhëruar gjithashtu në Manchester për sot, vetëm atëherë do të jetë e qartë se sa shpejt Sheshko do të kthehet në fushë”, shkruan media sllovene “Delo”.

“Paraqitja e Sheshkos është ende në dyshim në ndeshjet kundër Kosovës dhe Suedisë, por deri më tani duket se sulmuesi i shkëlqyeshëm të paktën ka shmangur një rikuperim të gjatë dhe së shpejti do të jetë përsëri në dispozicion të trajnerit Ruben Amorim”, shkruan media sllovene.



Lexoni të gjitha në Bota Sot