Skuadra e Sassuolos ka shënuar fitore në terrenin e nxehtë në Bergamo, me rezultat 3:0 ndaj Atalantës, në takimin e javës së 11-të të Serie A.
Jo si zakonisht titullar, futbollisti Berat Gjimshiti u paraqit nga minuta 46-të për Atalantën.
Berardi (29-nga penalltia e 66’) e Pinamont (47) - shënuan për fitoren e Sassuolos.
Atalanta renditet në vend të 13-të me 13 pikë e ka tre më pak se Sassuolo që ngritet në të 8-tin në renditje.