Diario Sport raporton se Barcelona është futur në garë me Bayern për sulmuesin e krahut të majtë, Malick Fofana.
20-vjeçari i Olympique Lyon ka shkëlqyer në Ligue 1 dhe ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve europiane. Bayern e kërkoi verën e shkuar, por në fund vendosi të fokusohej te një sulmues qendre (Nicolas Jackson).
Performancat e anësorit të Lyon kanë bërë që drejtuesit e Barcelonës të nisin planet për rekrutimin e tij në merkaton e verës.
Fofana kushton rreth 30 milionë euro, maksimumi 40 mln euro duke përfshirë bonuse.