Lugano kthehet me tre pikë nga Baseli.
Skuadra e Luganos ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Baselit.
Portieri i Luganos, Amir Shaipi, është trim i ndeshjes.
Ai në minutën e 27-të e priti penalltinë e Xherdan Shaqirit.
Kapiteni Shaqiri u paraqit titullar, Albian Ajeti u aktivizua nga minuta e 56-të për Baselin.
Amir Shaipi e Uran Bislimi u paraqitën standardë për Luganon.
Autor i golit: Behrens në minutën e 62-të.
Shaipi është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 86-të.
Pas javës së 12-të në Kampionatin e Zvicrës, Baseli renditet në vend të 2-të me 22 pikë e Lugano në të katërtin me 19 sosh.