Belica: Ne jemi gati për nesër

- Bota Sot

Belica: Ne jemi gati për nesër

Shkëndija e Tetovës ka lënë pas barazimin me Jagiellonian në Europë dhe krejt fokusin e drejtojnë ka sfida e të hënës me Makedonija Gj.P. në Tetovë. 

Përballja Shkëndija-Makedonija Gj.P. luhet të hënën në stadiumin e qytetit në Tetovë me fillim në orën 13:00. 

Sipas mendimit tim, ditën e enjte edhe pse ndeshja përfundoj 1:1 dhe pësuam gol në sekondat e fundit, mendoj që për ekipin tonë ishte një rezultat shumë i mirë dhe mbi të gjitha një ndeshje e luftuar deri në sekondat e fundit.

Tani kthehemi në kampionatin tonë, na pret një ndeshje që duhet patjetër të kemi një qasje të mirë.

Futbollist që do të aktiziohen, besoj se janë psiqikisht dhe mendërisht gati për një ndeshje të luftuar shumë”, tha Belica.

Gati për t’iu kthyer kampionatit…

Egzon Belica përgjigjet: “Po patjetër, ne veq më jemi bërë gati, kemi diskutuar të gjitha mënyrat se si duhet ti qasemi kësaj ndeshje.

Dueli i së enjtes duhet ta lëmë anash dhe besoj qëllimi dhe fokusi duhet të jepet kampionatit tonë, duke filluar nga ndeshja e nesërme”.

Qasja ndaj një ekipi me probleme…

Egzon Belica, tha: “Patjetër, neve të gjithë ekipeve ju qasemi maksimalisht, nuk është se na interesojnë problemet e kundërshtarëve. Më shumë merremi me mënyrën se si ne do të luajmë, këtë stafi i trajnerëve na i ka barë shumë të qartë, nesër na duhet një fokus maksimal dhe një qasje e angazhim shumë i madh”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot