Fiorentina vazhdon pa fitore në Serie edhe pas javës së 11-të

- Bota Sot

Fiorentina vazhdon pa fitore në Serie edhe pas javës së 11-të

Fiorentina po kalon krizën më të madhe në histori të Serie A.

Skuadra nga Firenca nuk di për fitore për 11 javë.

Megjithatë morën një pikë në Genoa, duke luajtur baras (2:2).

Për Genoa-n shënuan Ostigard (15) e Colombo (60) dhe për udhëtuesit realizuan Gudmundsson (20 - nga penalltia e Piccoli (57).

Futbollisti Colombo i Genoa-s shpërdoroi rastin më të mirë në minutën e 50-të, duke dështuar nga penalltia.

Genoa zë vendin e 18-të me 7 pikë e Fiorentina është në fund me 5 pikë.

Fiorentina ka 5 barazime e 6 humbje.



Lexoni të gjitha në Bota Sot