Insigne ende pa kontratë,

- Bota Sot

Insigne ende pa kontratë,

Lorenzo Insigne është gati të rikthehet të luajë në Itali.

Sulmuesi 34-vjeçar, aktualisht pa kontratë pas ndërprerjes së parakohshme të marrëveshjes trevjeçare me Toronto FC në MLS,  ku shënoi 19 gola dhe dha 18 asiste në 76 ndeshje, nuk ka ndërmend të tërhiqet dhe po vlerëson projekte që mund t’i ofrojnë motivim të ri.

Prioriteti i tij kryesor mbetet mbyllja e karrierës në Itali, vend ku prej katër muajsh po stërvitet individualisht për të ruajtur formën fizike.

Sipas Calciomercato.com, disa skuadra të Serisë A kanë treguar interes për Insignen, por dy prej tyre kanë ndërmarrë hapa konkretë:

Lazio: klubi bardhekaltër po pret të kuptojë hapësirat për të vepruar në merkaton e janarit. Nëse jepet drita jeshile, Insigne do të ishte një nga objektivat kryesorë, sidomos për mundësinë e ribashkimit me trajnerin Maurizio Sarri, me të cilin përjetoi periudhën më të suksesshme te Napoli. Agjenti i tij, Andrea D’Amico, kishte deklaruar muaj më parë: “Nëse do të varej nga ne, do të ishim tashmë në Formello.”

Në rast se vjen oferta, marrëveshja nuk pritet të jetë e ndërlikuar.

Parma: klubi ka kontaktuar sulmuesin pas merkatos verore, duke zhvilluar bisedime paraprake, por Insigne nuk ka dhënë ende përgjigje pozitive.

Rikthimi në Serie A shihet si kontrata e fundit e karrierës së tij, një mundësi për të mbyllur ciklin në kampionatin që e bëri të njohur.



Lexoni të gjitha në Bota Sot