Shkëndija - Makedonija Gj.P. luhet të hënën në Tetovë me fillim në orën 13:00
Vane Kërstevski ka mbyllur gjysmësezonin vjeshtor, pas dëmtimit të shpatullës.
Portieri Baboucarr Gaye ka një shqetësim muskulor dhe mbetet jashtë kombinimit. Ndërkohë, shkaku grumbullimit me përfaqësueset, nuk janë me ekipin Klisman Cake (Shqipëri), Reshat Ramadani (Maqedoni e Veriut) dhe i riu Nazif Ceka (Maqedonia e Veriut U19).
Rikthehen:
Portierit Astrit Amzai futet në listën e futbollistëve që konkurojnë për këtë ndeshje, mirëpo akoma nuk është i rikuperuar 100% pas dhimbjeve që kishte në shpinë. Arbin Zejnullai do të jetë gjithashtu në kombinim, mirëpo stafi teknik dhe ekipi mjekësor nuk nxitojnë me kthimin e tij, pas përplasjes që kishte të enjten në duelin me Jagiellonian.
E njejta situatë edhe me Imran Fetain, që ka shqetësim me një dëmtim, por gjithsesi do të jetë në kombinim.