Deçiqi mezi fiton! 16 – vjeçari shqiptar befason të gjithë në Mal të Zi!

- Bota Sot

Deçiqi mezi fiton! 16 – vjeçari shqiptar befason të gjithë në Mal të Zi!

Deçiqi nga Tuzi me mund të madh ndali tre pikë në stadiumin “Besa”.

Fitore shumë e vështirë, por tejet e ëmbël në luftë për titullin e kampionit të Malit të Zi.

Skuadra nga Tuzi e mundi me rezultat 1:0 Jezeron.

Talenti shqiptar, Mark Gjokaj, nuk ka më shume se 16 vjeç, befasoi të gjithë sot në Tuz.

Protagonist i fitores është sulmuesi Vuk Strikoviq, i cili shënoi në minutën e 90+2.

Strikoviq shënoi me kokë pas një krosimi nga Mark Gjokaj duke kaluar Shaban Koliqin.

Sutjeska kryeson me 27 pikë, pasojnë Mornarin me 26, Deçiqi 24, Buduçnosti 22 pikë etj. ndërsa Jezero renditet në vend të 8-të me 17 pikë pas javës së 15-të.



Lexoni të gjitha në Bota Sot