Lajm i mirë, Albion Rrahmani i gatshëm edhe për Kosovën

- Bota Sot

Lajm i mirë, Albion Rrahmani i gatshëm edhe për Kosovën

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Albion Rrahmani është në gjendej të mirë shëndetësore.

Sulmuesi kosovar luajti disa minuta sot në futbollin çek me fanellën e Sparta Pragës në barazimin 2:2 ndaj Teplices.

Ditë më parë, trajneri i klubit nga Çekia, Priske njoftoi për një problem shëndetësor të lojtarit kosovar.

Ai tha se Rrahmani ka probleme me frymëmarrje dhe se është duke përdorur antibiotikë – duke lënë në pikëpyetje pjesëmarrjen e tij në ndeshjet e Kosovës gjatë këtij muaji.

Megjithatë, Rrahmani qenka mirë me shëndetin e tij dhe do jetë i gatshëm për fanellën “Dardane”. Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, sulmuesi pritet të niset drejt Kosovës.



Lexoni të gjitha në Bota Sot