Milot Rashica voton në Vushtrri

- Bota Sot

Milot Rashica voton në Vushtrri

Lojtari i Kombëtares së Kosovës në futboll, Milot Rashica ka marrë pjesë në rundin e dytë të zgjedhjeve lokale që po mbahen në Kosovë.

Rashica ushtroi të drejtën e tij të votës në qytetin e tij të lindjes në Vushtrri, transmeton KosovaPress.

Rashica bashkë me Kosovën ka dy sfida të mëdha para vetes aty ku do të përballet për kualifikimet për Botëror ndaj Sllovenisë dhe Zvicrës.

Kujtojmë se sot në Kosovë qytetarët e 18 komunave po votojnë për të përcaktuar kryetarin e ri të komunës së tyre.



Lexoni të gjitha në Bota Sot