Ekipi i Partizanit është rikthyer te fitorja në Superiore pas 3 javësh negative, 3:2 ndaj Teutës.
Grupi i Oltijon Kërnajës ka marrë 3 pikë të rëndësishme në transfertën e “Niko Dovanës”.
Skuadra e Enkeleid Dobi kishte gjithçka në kontroll gjatë pjesës së parë me golat e Maçollit dhe Tolit.
Në fraksionin e dytë të lojës, “Demat e Kuq”, gjetën guximin për të reaguar në minutën e 58 me Contreras.
Pak minuta më vonë, Zela humbi penalltinë për Teutën, e cila mund të kishte mbyllur ndeshjen, duke i dhënë shpresë rivalëve. Contreras finalizoi në minutën e 66 sërish, 2:2.
Mbrojtësi kolumbian, pavarësisht dy golave, u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 76. Megjithatë, Partizani përmbysi gjithçka me golin e Rrok Toma përmes penalltisë. Duhet thënë se ndeshja zgjati 100 minuta bashkë me shtesën.