Tetova nuk e fsheh trishtimin: Kartoni i kuq i Haimes na prishi planet!

- Bota Sot

Tetova nuk e fsheh trishtimin: Kartoni i kuq i Haimes na prishi planet!

Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova foli pas humbjes kundër Elbasanit.

Ai e shfaqi hapur zhgënjimin për shkak të kartonit të kuq të Haime.

“Mendoj kartoni i kuq ndikoi se e kishim përgatitur lojën shumë mirë, sa filluam pjesën e dytë i prishi ekulibrat.

Nuk patëm as mbrojtës të djathtë se Fangaj e kishim me karton të kuq, tentuam të reagonim por pas sukses.

Kartoni i kuq i Haimes na prishi planet, ekuilibrat.

Është shumë e çuditshme që nga nisja e aksionit, janë gjëra që ndodhin, i ka futbolli këto situata.

Konstatimi është i drejtë e kisha përgatitur një linjë më poshtë pjesën e parë, se Elbasani ashtu luan.

Tentuam diçka me skemën me 10 lojtarë për të krijuar vertikalizim si te qendra majtas ashtu dhe djathtas.

Mendoj u bë ai faulli, por do ta rishikoj, ndoshta ju e keni parë më mirë. Normalisht ti i ke parë ndeshjet e para që jemi me të kuqe është shumë e vështirë ti gjesh balancat”, deklaroi Tetova.



Lexoni të gjitha në Bota Sot