Klubi i futbollit Ferizaj, nuk pajtohet me humbjen si vendas, me rezultat 1:0 nga Dukagjini i Klinës, në kuadër të javës së 11-të në elitën e futbollit të Kosovës.
“Gol i rregullt i anuluar!
Goli i shënuar nga Betim Haxhimusa në minutën e 52-të u anulua padrejtësisht nga referi kryesor Gramoz
Shala dhe referi në VAR, Lirim Jashari.
Turpi ju mbuloftë!”, reagon FC Ferizaj.
Ferizajasit tani zënë vendin e parafundit (i nënti) me 14 pikë të mbledhura.