Sulmuesi i kombëtares, Vedat Muriqi, është protagonist i fitores së madhe të Mallorca-s në konak të vetin, me rezultat 1:0 ndaj Getafe-s.
Muriqi vulosi fatin e kësaj sfide.
Futbollisti nga Kosova, shënoi nga afërsia pas asistimi brilant të futbollistit Mojica në minutën e 14-të.
Pamje nga ndeshja
Muriqi u paraqit titullar dhe u zëvendësua në minutën e 88-të.
Kylian Mbappe kryeson listën e shënuesve me 13 gola, duke lënë pas Alvarezin (Atletico Madrid) me 7, Eyong (Levante) 6, Vedat Muriqi 6 gola etj.
Muriqi është 7 gola larg Mbappes,
Mallorca renditet në vend të 15-të me 12 pikë e Getafe në të 8-tin me 17 sosh.