David Atanaskosk: Do të vazhdojmë të luftojmë

- Bota Sot

David Atanaskosk: Do të vazhdojmë të luftojmë

Mbrojtësi i “Demave të Kuq” David Atanaskoski u përzgjodh “Lojtari i Ndeshjes” në takimin Teuta – Partizani, e fituar 3 – 2 nga ekipi i Oltijon Kërnajës, java e 11-të e Superiores.

29-vjeçari foli pas ndeshjes, duke kërkuar që kjo fitore karakteri të ndikojë në ecurinë e skuadrës: “E di që jemi pak në një moment të vështirë.

Çdo fitore për ne është shumë e rëndësishme në këtë moment.   

Do të vazhdojmë të luftojmë, të punojmë.

Të gjithë e dimë se jemi Partizani dhe na kërkohet të fitojmë ndeshjet. Gabimet ndodhin. Kush luan bënë gabime.

Nuk jam vetëm unë lider te Partizani”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot