Lirije Arifi me prejardhje nga Lugina e Preshevës, po shkëlqen jashtëzakonisht në fushën e arsimit dhe udhëheqjes. Pas një edukate të shëndoshë nga prindërit e saj dhe përkushtimit të madh, ajo po ngjitet lart në tempujt e dijes, duke u bërë një shembull frymëzues për brezat e rinj.
Nga një studente që ecën me ëndrra dhe libra në duar, Lirije ka kaluar në role kyçe: këshilltare për studentë, anëtare e bordit në Klubin e Financave, oficere e vizave për studentë, dhe sot, imazhi i saj përdoret në bilborde në Gjermani, ku ajo ushqen veten me dije dhe përfaqëson shkollën me krenari.
Aktualisht, Lirije Arifi shërben si liderja e Departamentit të Pranimit të Studentëve në EU Business School, duke udhëhequr me pasion dhe profesionalizëm. Ky rrugëtim ka kërkuar durim, besim dhe përkushtim, dhe sot, të gjithë sakrificat marrin kuptim.
Lirije shprehet:
“Jam gati për këtë kapitull të ri dhe sfidat e reja!”
Historia e saj është një shembull frymëzimi për çdo të ri shqiptar: me punë të palodhur, vizion dhe vendosmëri, ëndrrat bëhen realitet.