Lulzim Abazi: Ajo që ndodhi sot, është turp i madh

- Bota Sot

Lulzim Abazi: Ajo që ndodhi sot, është turp i madh

Dukagjini i Klinës ka shënuar ndaj Ferizajt me rezultat 1:0, në takimin e javës së 13-të të elitës së volejbollit të Kosovës.

Ferizajasit nuk pajtohen me humbje, duke pretenduar se gjyqtari Gramoz Shala i ka dëmtuar rëndë në përballjen që u luajt në Ferizaj.

Presidenti i FC Ferizajt, Lulzim Abazi, ka reaguar ashpër, duke kërkuar drejtësi dhe sipas tij, kjo që ndodhi sot është turp i madh.

“Ajo që ndodhi sot në ndeshjen FC Ferizaj – Dukagjini është turp i madh për futbollin kosovar!

Një gol i rregullt dhe i pastër i shënuar nga Betim Haxhimusa u anulua në mënyrën më skandaloze nga referi Gramos Shala dhe referi në VAR Lirim Jashari.

Ky nuk është gabim, është padrejtësi e qëllimshme, që po e vret garën dhe po e poshtëron djersën e lojtarëve tanë!

Ne nuk do të heshtim më përballë këtyre manipulimeve!

FC Ferizaj ka punuar me mund, me sakrificë dhe me dashuri për këtë qytet, dhe askush nuk ka të drejtë të luajë me djersën e Ferizajt!

Kërkojmë reagim urgjent nga FFK dhe masa të menjëhershme ndaj atyre që po e shkatërrojnë drejtësinë në futboll!

Mjaft më me padrejtësi!”, reagon Abazi.



Lexoni të gjitha në Bota Sot