Kapiteni dhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti ka bërë një gjest të madh për klubin e Tërnocit, që i zhvillon garat në kategorinë e pestë të futbollit serb.
Mbrojtësi i Atalantës i ka dhuruar atlete futbolli të gjithë ekipit të parë të Tërnocit.
Kështu ka njoftuar vetë klubi në rrjetin social “Facebook”.
“Faleminderit Kapiten!
Një falënderim i veçantë për Berat Gjimshitin, kapitenin e Kombëtares shqiptare dhe bashkëvendasin tonë, i cili na ka dhuruar atlete futbolli të markës më të njohur për të gjithë ekipin e parë të KF Tërnocit.
Ky gjest tregon zemrën e madhe dhe dashurinë që ka për vendlindjen dhe futbollin tonë.
Faleminderit, Berat, që nuk na harron!”, shkruan Tërnoci.