Inter lideri i ri i Italisë

- Bota Sot

Inter lideri i ri i Italisë

Interi nuk gabon, ngadhënjen në derbi me rezultat 2:0 ndaj Lazios, në kuadër të javës së 11-të të Serie A në futboll. 

Interi ka shfrytëzuar për mrekulli dështimin e Napolit, duke e marrë kreun e tabelës në elitën e futbollit italian.

Interi ka luajtur me zgjuarsi duke mos e falur Lazion, e cila edicionin që e lamë pas, në minutën e 90-të. e la Interin pa titull.

Lautaro Martinez (3) e Bonny (62) – shënuan për fitoren e ekipit zikaltër.

Futbollisti shqiptar, Elseid Hysaj, mbetet në bankën e Lazios, nuk luan asnjë minutë

Interi kryeson me 24 pikë, pasojnë Roma me 24, Milani 22, Napoli 22, Bologna 21, Juventusi 19, Como 18, Sassuolo 16, Lazio 15 pikë etj.



Lexoni të gjitha në Bota Sot