Bashkimi i pamposhtur në ProCredit Superligë

- Gazeta e Prizrenit

Bashkimi i pamposhtur në ProCredit Superligë

Bashkimi ka fituar ndaj Golden Eagle Yllit 64: 74 në rundin e pestë të Superligës së Kosovës në basketboll.

Kyan Anderson dhe Jon Palokaj me 16 pikë kontribuan më së shumti në fitoren e prizrenasve.

Ndërsa, Trevon Allen me 15 pikë arriti të shënojë më së shumti te Ylli, teksa DeQuon Lake pati dyshifror të dyfishtë prej 12 pikësh e 13 kërcimesh.

Prizrenasit ngjiten të parët në krye të tabelës me pesë fitore nga pesë ndeshje, po aq sa Peja që e përcjell në të dytin.

Ndërkaq Ylli pëson humbjen e katërt por ndodhet i pesti./KK



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit