Lewandowski shënon het-trik, Barcelona i afrohet Real Madridit

- Bota Sot

Lewandowski shënon het-trik, Barcelona i afrohet Real Madridit

Barcelona me gjithë mungesat si Pedri, Rafinha e Garsia, ngadhënjeu me rezultat 4:2 ndaj Celta Vigos, në ndeshjen e javës së 12-të të Kampionatin të Spanjës në futboll.

Celta përkundër se ishte vendase, u përpoq maksimalisht, por dot që të ndalin sulmin si “uragan” të rivalit.

Sulmuesi polak, Robet Lewandowski, shënoi het-trik në fitoren e katalunasve.

Pamje nga ndeshja

Për Barcelona shënuan Lewandowski (10 - nga penalltia, 37 e 74), Lamine Yamal (45+4).

Lewandowski ka shënuar 7 gola deri me tash, ka 6 më pak se Mbappe që i prin listës së shënuesve.

Rashford asistoi në golin e dytë dhe të katërt.

Për Celta Vigon realizojnë Carreira (11) e Igleias (43).

Real Madridi kryeson me 31 pikë, duke lënë pas Barcelonën me 28, Villarealin 26, Atletico Madridin 25 dhe Celta është në vend të 13-të me 13 pikë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot