Roy Keane: Është kohë krize për Liverpoolin

- Bota Sot

Roy Keane: Është kohë krize për Liverpoolin

Ish-kapiteni i Manchester United, Roy Keane, ka kritikuar ashpër Liverpoolin pas humbjes 3-0 ndaj Manchester City-t në Premier League, duke deklaruar se skuadra e Arne Slot po kalon një periudhë krize të thellë.

“Unë mendoj se është kohë krize për Liverpoolin. Është në rregull të humbasësh kundër një skuadre si Manchester City, është një vend shumë i vështirë për t’u vizituar,” tha Keane në “Sky Sports”.

“Por të humbasësh shtatë nga dhjetë ndeshje, me pesë humbje në kampionat, për një klub si Liverpooli, kjo është një krizë e vërtetë.”

Keane u shpreh se skuadra e “The Reds” dukej e dobët dhe pa karakter në përballjen me rivalët e mëdhenj.

“Liverpooli m’u duk shumë i brishtë sot. Trajneri tha se ishte i kënaqur me pjesën e dytë, por loja kishte mbaruar! Është e lehtë të luash mirë kur s’ke më asgjë për të fituar,” shtoi ai.

Ai gjithashtu vlerësoi analizën e trajnerit Arne Slot, duke theksuar se City ishte dukshëm superior.

“Mendoj se vlerësimi i Slot për ndeshjen ishte i saktë. City ishte më i fortë, më i mirë teknikisht dhe më fizik se Liverpooli sot,” tha Keane.

“Liverpooli pati disa momente, sepse gjithmonë ka cilësi, por mënyra si po pëson gola dhe vendimet që po merr në fushë janë thjesht të papranueshme.

Mungoi intensiteti, mungoi energjia. Edhe zëvendësimet që hynë në lojë dukeshin shumë të buta.”

Në fund, legjenda irlandeze e mbylli me një konstatim të prerë:

“Po, mendoj se është krizë për Liverpoolin.”



Lexoni të gjitha në Bota Sot