Magjia e borës apo kushtet çnjerëzore? Finalja e kampionatit solli një gol me gërshërë për t’u mbajtur mend

- Bota Sot

Magjia e borës apo kushtet çnjerëzore? Finalja e kampionatit solli një gol me gërshërë për t’u mbajtur mend

Finalja e play-off-it të Ligës Premier në Kanada mes Atletico Ottawa dhe Cavalry u zhvillua mbrëmë në stadiumin TD Place në Ottawa, në kushte të vështira dhe pothuajse çnjerëzore.

Atletico Ottawa mposhti Cavalry 2:1 pas kohës shtesë, duke siguruar titullin e kampionatit, por ndeshja do të mbahet mend më shumë për borën e dendura dhe temperaturat nën zero sesa për rezultatin.

Bora ra gjatë gjithë ditës dhe organizatorët bënë çmos që ndeshja të zhvillohej, me ndihmën e stafit të stadiumit, por sfidat ishin të mëdha.

Edhe pas përpjekjeve intensive për pastrimin e fushës, reshjet e dendura e bënë lojën jashtëzakonisht të vështirë për lojtarët dhe tifozët.

Bora ishte aq e madhe saqë edhe vetë lojtarët ndihmuan në pastrimin e saj gjatë ndeshjes.

Megjithatë, kushtet ekstreme nuk e penguan sulmuesin meksikan David Rodriguez, i cili shënoi të dy golat e fitores për Atletico Ottawa. Njëri prej tyre ishte një kryevepër e vërtetë me gërshërë, duke i siguruar ekipit titullin kampion.

Bora, që mund të kishte bërë më të vështirë lojën, në fakt ndihmoi në realizimin e një prej golave spektakolarë, dhe Rodriguez tregoi aftësi të jashtëzakonshme, duke i dhënë ekipit të tij fitoren në një finale historike.



Lexoni të gjitha në Bota Sot