Foda flet para përballjes me Slloveninë: Synojmë së paku një pikë

- Bota Sot

Foda flet para përballjes me Slloveninë: Synojmë së paku një pikë

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda ka dalë në konferencë për shtyp për të folur për dy ndeshjet e muajit nëntor, që Kosova luan ndaj Sllovenisë dhe Zvicrës.

Foda ka deklaruar se për ndeshjen e parë ndaj Sllovenisë synojnë së paku një pikë.

“Në fillim kam thënë se çdo gjë do të jetë e hapur deri në fund. Çdo gjë është e mundur. Fokusi ynë është tek ndeshja me Slloveninë. Synojmë të fitojmë të paktën një pikë, që të sigurojmë të paktën pjesëmarrjen në Play-Off, dhe më pas do të shohim tutje”, tha Foda.

“Të gjithë lojtarët janë në gjendje shumë të mirë fizike dhe kanë kaluar mirë në ndeshjet e fundit. Rrahmani dhe Dellova janë rikthyer dhe janë në gjendje optimale. Kemi shumë alternativa në ekip dhe shpresoj që të gjithë lojtarët të jenë gati gjatë gjithë javës. Edhe në ndeshjet e kaluara, me mungesa të ndryshme, kemi treguar se mund t’ia dalim dhe të fitojmë".

Ai foli edhe për mungesën e Aro Muric shkaku i kartonëve në sfidën me Slloveninë.

"Aro Muric është i suspenduar dhe nuk mund të luajë me Slloveninë. E dimë që ai po kalon një formë të mirë, por kemi tri opsione për portën, dhe njëri prej tyre do ta zëvendësojë. Në ditët në vijim do të vendosim se cili prej tyre do të luajë", tha Foda.



Lexoni të gjitha në Bota Sot