Kapiteni i ekipit kombëtar kroat, Luka Modrić, së bashku me Mario Pašalić, mbërritën në Zagreb për grumbullimin e ekipit kombëtar.
Në vend të një avioni privat luksoz, apo të një bilete të kategorisë të klasit të parë apo biznes, futbollisti i Milanit, së bashku me lojtarin e Atalantës, zgjodhën një fluturim të lirë të një kompanie (low cost) me të cilin mund të fluturosh për rreth 20 euro, raportojnë mediat kroate. Kjo i habiti dhe i gëzoi njëkohësisht më shumë se 200 pasagjerë që rastësisht ndodheshin në të njëjtin aeroplan.
Modrić dhe Pasalić, megjithëse milionerë me karriera mbresëlënëse, treguan modesti dhe thjeshtësi. Pasagjerët i njohën menjëherë, kështu që lojtarët e kombëtares kroate pozuan për selfie gjatë gjithë udhëtimit. Aeroplani fluturoi për në Bergamo dhe u ul në aeroportin e Zagrebit, ku pritet të fillojnë përgatitjet për ndeshjet e ardhshme. Kombëtarja kroate tani ka dy ndeshje vendimtare në kualifikueset për Kupën e Botës, së pari kundër Ishujve Faroe në shtëpi dhe më pas në Podgoricë kundër Malit të Zi.
Luka Modrić është përshtatur shumë mirë me jetën e tij të re në Itali. Me fanellën e Milanit, ai u bë shpejt i preferuari i tifozëve dhe aktualisht është lojtari më i vlerësuar në Serie A sipas portalit të specializuar “Sofa score”, edhe pse ka mbushur moshën 41 vjeç. Nga ana tjetër, Mario Pasalic mban shiritin e kapitenit te Atalanta.