Prezantohen planet e Kupës së Botërorit 2026

- Bota Sot

Prezantohen planet e Kupës së Botërorit 2026

Presidentja e Meksikës Claudia Sheinbaum prezantoi sot planet e Kupës së Botës 2026 në kompleksin kulturor Los Pinos në Meksiko Siti.

Në event morën pjesë gjithashtu përfaqësuesja e qeverisë për Kupën e Botës 2026 Gabriela Cuevas, drejtori kryesor i Turneut FIFA për Meksikën Jurgen Mainka dhe sekretarja e Brendshme Rosa Icela Rodriguez.

Zyrtarët theksuan gatishmërinë e Meksikës për të bashkorganizuar turneun së bashku me Shtetet e Bashkuara dhe Kanadanë, duke përshkruar përgatitjet për infrastrukturën, sigurinë dhe mikpritjen.

Kupa Botërore 2026 do të zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrik 2026, dhe do të jetë turneu i parë që organizohet nga tri shtete, raporton KosovaPress.

Vendi kryesor pritës i ndeshjeve është Shtetet e Bashkuara, ndërsa Kanadaja dhe Meksika do të jenë organizatorët ndihmës. Ndeshjet do të zhvillohen në 16 qytete.



Lexoni të gjitha në Bota Sot