Florentino Perez i pakënaqur edhe pse Reali kryeson, humbet besimin te trajneri

- Bota Sot

Florentino Perez i pakënaqur edhe pse Reali kryeson, humbet besimin te trajneri

Gjërat në fakt po shkojnë mirë për spanjollët – të paktën në fushë. Real Madridi kryeson tabelën e La Ligës , përpara rivalëve të përbetuar, Barçës. Por Çabi Alonso, në veçanti, po përballet me kritika në rritje.

Tani, edhe mbështetja e presidentit të Real Madridit, Florentino Pérez për ish-trajnerin fitues të titullit të Leverkusen duket se po zvogëlohet. Sipas gazetës spanjolle “Sport”, dyshimet e Pérezit për Alonson po rriten. Arsyeja? Ai nuk sheh asnjë përparim në lojën e Realit që nga shkarkimi i trajnerit Karlo Ançelotit.

Reali po luan siç luante një vit më pare, kompakt në mbrojtje, me yjet Mbape, Vinícius dhe Belingam në sulm, pa presion modern, pa revolucion taktik.

Një deklaratë e presidentit, të cilën gazeta e citon, tashmë po qarkullon në Madrid: “Nuk shoh asnjë modernitet tek Çabi Alonso”. Debati me Vinícius Junior vazhdon të shkaktojë trazira të veçanta. Pasi u zëvendësua në “Clásico” kundër Barçës, braziliani reagoi me zemërim. Sipas raportimeve, klubi nuk e ndëshkoi Viníciusin, duke e lënë Alonson jashtë loje. Trajneri thuhet se është i zhgënjyer nga brenda që Real Madridi nuk e mbështeti atë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot