Wayne Rooney ka vlerësuar Granit Xhakën si nënshkrimin e sezonit pas paraqitjeve të tij mbresëlënëse me Sunderlandin në Premier League.
33-vjeçari u rikthye në Angli pas dy sezonesh të suksesshme te Bayer Leverkusen, ku ndihmoi klubin gjerman të fitonte titullin e parë në Bundesligë. Që nga ardhja e tij, Xhaka është bërë një nga lojtarët kryesorë të Sunderlandit, që aktualisht renditet në vendin e katërt në kampionat.
Në emisionin e tij në BBC, Rooney tha: “Kur kthehet në Premier League, pyet veten nëse mund ta bëjë përsëri. Por ai ndoshta ka qenë transferimi i sezonit. Ka qenë i shkëlqyer.”
Ish-ylli i Manchester United shtoi se përvoja e Xhakës po ndihmon shumë edhe jashtë fushës: “Sunderland ka një skuadër të re, dhe Xhaka është si një figurë atërore. Ai ndihmon trajnerin dhe lojtarët e rinj me përvojën e tij.”