Sfida me Anglinë është ndeshja e fundit që Kombëtarja shqiptare do të luajë në kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Takim ky që do të luhet ditën e dielë në “Air Albania”, në orën 18:00.
Por para kësaj përballjeje ka lajme të mira për kuqezinjtë.
Nga Anglia janë larguar 3 futbollistë, kjo për shkak dëmtimesh. Marc Guehi, Nick Pope dhe Anthony Gordon humbasin dy sfidat e fundit kualifikuese.
Të 3 futbollistët nuk do të jenë nën urdhrat e Thomas Tuchel.
Ndërkohë kujtojmë se Anglia është kualifikuar në Kupën e Botës 2026, teksa udhëheq grupin K me 18 pikë.
Nga ana tjetër para duelit me Shqipërinë, Anglia do të përballet me Serbinë në “Ëembley”..