Sipas asaj që raporton “Tuttosport”, Milani ka hedhur sytë drejt Jonathan David, sulmuesit kanadez që aktualisht po gjen pak hapësira te Juventusi. Kuqezinjtë e shohin atë si zëvendësues ideal për Santiago Gimenezin, i cili pritet të largohet nga klubi në merkaton e ardhshme.
David përmbush plotësisht profilin e kërkuar nga trajneri Massimiliano Allegri, që nuk është më i bindur për paraqitjet e Gimenezit dhe të partnerit të tij të repartit, Christopher Nkunku.
Megjithatë, për të bërë të mundur transferimin e Davidit në “San Siro”, Milani duhet fillimisht të shesë Gimenezin, në mënyrë që të lirojë hapësira në skuadër dhe të balancojë aspektin financiar të operacionit.
Kanadezi shihet si një përforcim strategjik për repartin ofensiv, falë shpejtësisë, teknikës dhe aftësisë për të luajtur si qendërsulmues apo në krah, duke i dhënë Milanit më shumë fleksibilitet në fazën sulmuese.