Granit Xhaka befasohet nga trajneri i liderit të kampionatit anglez

- Bota Sot

Granit Xhaka befasohet nga trajneri i liderit të kampionatit anglez

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka vlerësuar lart ish-kapitenin e “topçinjve”,

Granit Xhakën, duke theksuar se mesfushori shqiptar ka cilësitë e duhura për t’u bërë një trajner i madh në të ardhmen.

Edhe pse aktualisht është pjesë e Sunderlandit, ku ka luajtur çdo minutë këtë sezon pas kalimit nga Bayer Leverkusen në korrik, Arteta beson se Xhaka po tregon tashmë instinktet e një tekniku në fushë.

“Ishte e qartë që Graniti kishte një prirje për drejtim dhe lidership që gjatë kohës që ishte tek ne,” tha Arteta pas barazimit 2-2 mes Arsenalit dhe Sunderlandit fundjavën e kaluar.

“Ai kishte filluar të ndihmonte lojtarë të rinj si Ethan Nwaneri dhe tregonte një mënyrë të shkëlqyer komunikimi e motivimi.”

Sipas Artetës, Xhaka mund të ndjekë një karrierë të suksesshme trajnimi, por për momentin duhet të vazhdojë të shijojë futbollin si lojtar aktiv.

“Për mua, ai është tashmë një trajner në fushë. Por le ta lëmë të luajë ende, sepse po bën mirë dhe ka ende shumë vite përpara,” shtoi tekniku spanjoll.



Lexoni të gjitha në Bota Sot