Polemika

- Bota Sot

Polemika

Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) ka bërë publike një deklaratë zyrtare, ku shpjegon arsyet pse Lamine Yamal është larguar nga grumbullimi i kombëtares spanjolle, përpara ndeshjeve kundër Gjeorgjisë dhe Turqisë.

Sipas RFEF, gjatë ditës së hënë më 10 nëntor,ditën e grumbullimit të lojtarëve  federata është informuar se talenti 17-vjeçar i Barcelona-s i ishte nënshtruar një trajtime mjekësor me radiofrekuencë, për të zgjidhur një shqetësim pa dijeninë e stafit mjekësor të kombëtares.

Detajet e ndërhyrjes, e cila është cilësuar si trajtim invaziv, i janë komunikuar stafit të kombëtares vetëm në orën 22:40 të mbrëmjes, përmes një raporti ku rekomandohej pushim absolut për 7 deri në 10 ditë. Kjo ka shkaktuar habinë dhe pakënaqësinë e mjekëve të “La Roja”, të cilët nuk ishin njoftuar paraprakisht për procedurën.

Duke marrë parasysh këtë situatë dhe për të mbrojtur shëndetin e futbollistit, Federata Spanjolle ka vendosur ta lirojë Yamal nga grumbullimi, duke e përjashtuar nga dy ndeshjet e ardhshme.

Në fund të deklaratës, RFEF shpreh besim në një rikuperim të shpejtë dhe të plotë për lojtarin, duke theksuar se vendimi është marrë vetëm për arsye mjekësore dhe nuk ndikon aspak në marrëdhënien mes Yamal dhe kombëtares spanjolle.



Lexoni të gjitha në Bota Sot