Velko Paunoviq, selektori i ri i ekipit serb, ka frikën e Shqipërisë.
Serbia grumbullohet për dy ndeshjet e fundit kualifikuese të Kupës së Botës. Serbia do të luajë kundër Anglisë në Londër (13 nëntor) dhe Letonisë në Leskovc (16 nëntor).
Aktualisht ata janë në vendin e tretë në grup me një pikë pas kuqezinjve dhe tetë më pak se Anglia që kryeson grupin.
”Një detyrë e vështirë e pret Serbinë, por një rezultat i mirë në Londër, që do të ishte gjithçka tjetër përveç një humbjeje, mund të vlente sa floriri.
Por, sigurisht, në rastin e fitores së Shqipërisë kundër Andorrës, edhe triumfi përfundimtar i ekipit tonë në Ëembley mund të mos jetë i mjaftueshëm”,-tha Paunoviq.