Yamal largohet nga grumbullimi

- Bota Sot

Yamal largohet nga grumbullimi

Trajtimi i pubalgjisë së Yamal fut në konflikt Federatën Spanjolle të Futbollit dhe Barcelonën, lojtari largohet nga grumbullimi!

Federata Spanjolle e Futbollit ka bërë me dije Lamine Yamal nuk do të jetë pjesë e grupit që do të luajë dy takimet e fundit të vlefshme për Eliminatoret e Botërorit 2026.

Nëpërmjet një njoftimi për mediet Federata Spanjolle e Futbolit ka bërë me dije se është njoftuar nga klubi i Barcelonës vetëm ditën e djeshme, e cila përkonte me ditën e parë të grumbullimit për takimet me Gjeorgjinë dhe Turqinë, se lojtari i është nënshtruar një ndërhyrjeje invazive për të kuruar problemin që ka me pubalgjinë.

Pasi mësoi për këtë episod Federata Spanjolle e Futbollit ka vendosur që të kthejë lojtarin në Barcelonë pasi ky i fundit nuk mund të ishte pjesë e grupit për shkak se nuk ishte i gatshëm që të luante.



Lexoni të gjitha në Bota Sot