Tre reprezentues turqë nga tre grupmosha të ndryshme janë pezulluar nga skuadra kombëtare për përfshirje të mundshme në baste, në një skandal që ka tronditur futbollin turk në javët e fundit.
Lajmi u njoftua nga Federata Turke e Futbollit, e cila tha se 1,024 lojtarë nga të gjitha ligat turke dyshohen për baste, një vepër penale shumë e rëndë sipas statutit të saj.
Emri më i njohur midis atyre që janë hequr nga lista është lojtari i Galatasaray-t, Eren Elmaly, i cili është thirrur nga trajneri i ekipit të parë Vincenzo Montella.
Izet Celik, një lojtar nën 21 vjeç dhe anëtar i Antalyaspor, është pezulluar gjithashtu nga skuadra e të rinjve, ashtu si edhe portieri 18-vjeçar i Kasimpasa-s, Ege Albayrak, i cili është thirrur në ekipin e të rinjve.
Turqia është përsëri “e tronditur” nga skandale serioze në futboll, diçka që hedh një njollë të madhe të zezë në sportet në këtë vend.