Shkëndija merr fitore bindëse 7:2 përballë Makedonija Gj.P. në duelin e xhiros së 13-të në elitën e futbollit vendor.
Formacioni i ri i miqve nuk ishte rival i denjë, me Shkëndijën që përmes Mazarit (2), F. Ramdanit, Meliqit, Ademit, Belicës dhe Latifit numëroi deri në shtatë. Për miqtë shënuan Etemi dhe Sulejmani.
Pas duelit para mediave foli sulmuesi i krahut, Atdhe Mazari, i cili në këtë duel shënoi dy gola dhe dha një asist, të parët me fanellën e Shkëndijës në kampionat.
…golat debutues në kampionat me Shkëndijën…
Atdhe Mazari: “Sigurisht ishte një ndeshje e rëndësishme që patjetër duhej të fitonim. Po ashtu jam i lumtur edhe për dy golat të cilët janë të parët në kampionat për mua.
Por, pak rëndësi ka kjo, pasi më të rëndësishme janë tre pikët, të cilat duhet ti marrim në çdo ndeshje.”
…miqtë me formacion të ri…
Atdhe Mazari: “Çdo ndeshje është e rëndësishme për ne. Nuk na interesojnë problemet e kundërshtarit, duhet të japim maksimumin dhe duhet të fitojmë çdo ndeshje. Siç e shohim, kemi ndeshje në çdo tre ditë dhe për neve e rëndësishme është ti fitojmë.”
…shënoni në një ndeshje nip e dajë (Belica)…
Atdhe Mazari: “Sigurisht jam i lumtur edhe për Belicën që shënoi sot. Nuk e mbaj mend që mund të kemi shënuar të dytë në një ndeshje. Por jam shumë i lumtur me këtë që ndodhi dje.”
…familja do jetë gëzuar më shumë për?…
Atdhe Mazari: “Patjetër.. ndoshta për Belicën më shumë, pasi mbrojtësit shënojnë më rallë.”