I madh dhe i vogël, ku që jetojnë e veprojnë shqiptarë, me sy e vesh janë nga Stozhice, ku do të ndeshen Sllovenia dhe Kosova në kuadër të xhiros së parafundit të Grupit B të kualifikimeve për në Kampionatin Botëror në futboll.
Ndeshje që vlerësohet si jetë a vdekje për të dy kombëtare, si finale për vendin e dytë.
Kosovës i mjafton një pikë për të “blinduar” vendin e dytë, ndërsa Sllovenisë vetëm fitorja ia mban gjallë shpresat.
“Kosova bën histori në Slloveni”, shkruan media sllovene “Delo”.
“Vendi më i ri evropian ëndërron paraqitjen e tij të parë në një garë të madhe, dhe në Stozhice të shtunën mund të sigurojë të paktën kualifikime shtesë për Kampionatin Botëror 2026.
Kosova është përfshirë nga një ethe futbolli që do të ndihet edhe në Stozhice të shtunën.
Çdo gjë përveç një kualifikimi historik për Kampionatin Botëror do të ishte një zhgënjim i madh për ekipin kombëtar, i cili do të presë Zvicrën të martën pas ndeshjes në Slloveni.
Trajneri, gjermani Franco Foda, është optimist, por në të njëjtën kohë paralajmëron se ende nuk është bërë asgjë”, shkruan media sllovebe.