Futbollisti Egzon Sinani do të mungojë për një kohë në petkun e Dukagjinit të Klinës.
Sinani iu ka nënshtruar operimit pas lëndimit në ndeshje me Ferizajn, në kuadër të javës së 13-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Ish kryetrajneri i Dukagjinit të Klinës, Ismet Munishi, ka shpreh disa fjalë për Sinanin.
“Ka njerëz që nuk janë vetëm lojtarë, por pjesë e shpirtit të ekipit.
Egzon Sinani është një prej atyre.
Një djalë që gjithmonë ka luftuar me karakter, që s’është fshehur kurrë pas justifikimeve, dhe që në çdo stërvitje e ndeshje ka dhanë gjithçka për fanellën dhe për ne si grup.
Tash, pas një operimi të vështirë, Egzoni po kalon një moment që kërkon durim dhe forcë – por ai e ka të dyja me bollëk.
Për mu personalisht, ai është shumë më tepër se një lojtar i rëndësishëm. Është një djalë që e ndjen futbollin me shpirt, që i jep energji skuadrës, që e ngre moralin kur tjerët lodhen.
E di që do të kthehesh edhe më i fortë, sepse kështu janë luftëtarët e vërtetë – nuk dorëzohen kurrë.
Unë do te jem me ty në çdo hap, Egzon.
Forca kampion”, ka shkruar Munishi.