Ka zgjatur një vit me sa duket bashkëudhëtimi i Orges Shehit tek skuadra e Ballkanit në Kosovë.
Edhe pse ende pritet zyrtarizimi, pak ditë më parë, përpara ndeshjes me Drenicën, trajneri durrsak ka njoftuar drejtuesit e skuadrës nga Theranda se do të largohet me përfundimin e fazës, në dhjetor të këtij viti, shkruan TCH.
Pasi ka drejtuar këtë skuadër në 34 ndeshje deri tani me një bilanc 16 fitore, 11 barazime dhe vetëm 7 humbje.
Shehi me sa duket, nuk ndihet më në kushte optimale tek skuadra që bëri historinë e Kosovës në këto 5 vitet e fundit, sidomos me pjesëmarrjet në Kupat e Europës deri në fazën e grupeve, kur në atë kohë drejtohej nga Ilir Daja.