Altin Lala ka folur së fundmi për duelet që Kombëtarja shqiptare do të luajë ndaj Andorrës ditën e enjte dhe ndaj Anglisë ditën e dielë. Takime këto të vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.
Ish-kapiteni shprehet mjaft optimist se kuqezinjtë mund të arrijnë në Botëror, ndërsa gjithashtu shumë të mundshme shikon edhe një barazim të Kombëtares tonë ndaj “tre Luanëve” në “Air Albania”.
“Ndeshjet ndaj Andorrës dhe Anglisë na gjejnë në momentin më të mirë të mundshëm.
Sylvinho e njeh shumë mirë skuadrën. Janë luajtur goxha ndeshje në fazën e parë të sezonit, shumica e lojtarëve aktivizohen vazhdimisht, kjo është e rëndësishme. Në radhe të parë të kemi fokusin te takimi me Andorrën, pastaj Anglia ka specifikën e vetë. Nëse fitojmë ndeshjen e parë, e dyta do të jetë më tepër prestigjoze
. Edhe nga pankina mund të vijnë lojtarë që mund ta rrisin rendimentin e një ndeshje, nëse X lojtar nuk funksiononë. Të gjithë janë të zëvendësueshëm. Vendi i 2-të është arritje e madhe për ne. Ndaj Andorrës, duel jo i lehtë.
Indrit Tuci? Është lojtar me fizik të fortë, i cili ka edhe qëndrueshmëri gjatë lojës. Lojtar cilësor.
Ernest Muçi? Nga aftësit që posedon dhe ajo që prezanton në fushë, ka diferenca shumë të mëdhaja. Duhet të jetë konstant, të besojë te cilësitë e tij. Presioni ndaj Kombëtares sonë është shumë i madh. Duhet të fillojmë nga minuta e parë t’i bëjëm presion kundërshtarit, derisa të shënojmë golin.
Këto lojëra fitohen edhe me dyluftime. Diferenca mes nesh dhe Andorrës vjen nga lojtarët. Ata (Andorra) do mbrohen me forca të shumta, ndërsa ne duhet të luajmë zhdërvjellët dhe të krosojmë topat nga linjat.
Të besojmë se mund të arrijmë në Botëror. Duhet të besojmë në kualitet që kemi, pastaj të shpresojmë të arrijmë qëllimin, pse jo. Kundër Anglisë, ndeshje për të matur forcat. Ndoshta mund t’i marrim edhe 1 pikë”, ka theksuar Lala për "Ora News".
Siç dihet Shqipëria do të luajë ndaj Andorrës ditën e enjte në transfertë, ndërsa 3 ditë më pas ndaj Anglisë në "Air Albania". Duele këto të vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.