Pas gati pesë vitesh ndalesë, Zinedine Zidane është gati të kthehet në pankinë.
Trajneri francez, i larguar nga Real Madrid në vitin 2021, ka pritur gjatë ofertën e duhur, por tani sinjalet e tij janë më të qarta se kurrë.
“Do të ndodhë së shpejti, shumë shpejt”, ka deklaruar ai, duke ndezur pritshmëritë për rikthimin në skenën e madhe.
Zidane nuk e ka fshehur kurrë ambicien e tij më të madhe: të drejtojë kombëtaren e Francës. Me Didier Deschamps që pritet të mbyllë ciklin pas Kupës së Botës, ish-ylli i Juventusit dhe legjenda e “Bleus” shihet si kandidati kryesor për të marrë frenat e ekipit kombëtar.
Për Zidane, kthimi në stol duket tashmë vetëm çështje kohe. Fansat e Francës dhe botës së futbollit presin të shohin nëse rikthimi i tij do të shënojë fillimin e një epoke të re.