Më në fund edhe pse kritikat nuk kanë rreshtur Hansi Flick ka mundur të marrë pak frymë i qetë dhe të flasë më me këmbë në tokë për skuadrën e tij, Barcelonën. Nuk ka dashur të merret shumë me kundërshtarin e tij kryesor, Realin e Madridit, por është përqëndruar më shumë te skuadra e tij, duke pasur edhe një fjali të vetme për “Los Blancos”.
“Ajo që duhet bëjmë është të përqendrohemi te vetja, por është mirë t’i bëjmë presion kundërshtarit. Jam i lumtur sepse të fitosh para pushimit të ndeshjeve të kombëtares është shumë mirë.
Natyrisht këtu trajneri ka folur më shumë për skuadrën e tij dhe dëmtimet që kanë pllakosur blaugranat, duke shpresuar në rikuperimin e plotë të tyre. Më pas në deklarimin e tij, Hansi Flik është përqëdruar tek Levandovski dhe nuk kish si ndodhte ndryshe.
“Është shumë herët për të folur për të ardhmen.
Të gjithë e dinë situatën e tij. Kam parë një Robert ndryshe, më pozitiv. Ai është rikthyer përpara asaj që ne kishim parashikuar. Është mirë qw besimi i tij tw rritet. Dhe është e rëndësishme edhe për ne. Ai shënoi tre gola.
Ai ishte gjithashtu shumë i rëndësishëm sezonin e kaluar dhe nëse vazhdon me këtë ritëm do të jetë edhe këtë Përsa i përket kartonit të kuq të De Jongut, ai foli shumë pak duke e lënë fajin jetim.
“De Jong është një lojtar i rëndësishëm, por duhet ta menaxhojmë.
Në fund për formën e skuadrës, ku më shumë është justifikuar se sa ka folur vërtet atë që mendon.
“Ndonjëherë mendoj se është e rëndësishme të flasim për gjëra të caktuara, por tashmë ka shumë zhurmë përreth nesh.
Më pëlqeu ndeshja, por do ta analizojmë. Lëndimet nuk janë justifikim.
Mendoj se jemi përmirësuar dhe jemi në rrugën e duhur, si në La Liga ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.