Julian Nagelsmann, trajneri i Gjermanisë, ka dalë në mbrojtje të Florian Wirtz, 22-vjeçarit që u transferua te Liverpool nga Bayer Leverkusen për 132 milionë euro, pas kritikave për performancën e tij në Angli:
“Ai ka nevojë ende për kohë.
Në fund të fundit, nuk mund të ndikoj te performanca e tij te Liverpool. Në tetor ka bërë hapa të mirë mbi intensitetin në fushë.
Të gjithë e dimë se çfarë është i aftë të bëjë. Nuk mund të presim që të performojë në të njëjtin nivel tri vite rresht”.
Trajneri gjerman kritikoi edhe skuadrën e “Reds” për shfrytëzimin e rasteve: “Dikush duhet, herë pas here, t’i finalizojë rastet që ai krijon te klubi i tij. Nuk është se krijon pak raste, por ato nuk shfrytëzohen.
Edhe kjo është pjesë e situatës së tij”.