Nuk ka fund tërmeti i topit në vendin e madh. Turqia mund të jetë një fuqi rajonale, qoftë në futboll apo edhe në gjeopolitikë, por për momentin ndodhet nën një tronditje të jashtëzakonshme për shkak të skandalit të trukimeve, që duket se nuk njeh limite.
Lajmet e fundit janë që mbi 1200 futbollistë janë nën hetim nga organet e Disiplinës në Federatën Turke, saktësisht 1204, dhe ndër ta janë të përfshirë yje të skuardrave më të shquara si Destanoglu apo Ujsal të Beshiktashit, Baltaxhi dhe Elmali të Gallatasarajit apo edhe presidenti i Trabzonsporit, Boran.
Njëzeteshtatë lojtarë janë të Superligës dhe 77 të Ligës së Parë.
Prokuroria ka dhënë masë paraburgimi për 17 arbitra dhe 11 hetohen në gjendje të lirë, ndërsa gjendja me bilbilat në Turqi, pasi sipas informacioneve 371 nga 571 gjithsej luanin lojra fati të futbollit, pra që luanin skedina, ndërsa duhej të ndanin drejtësinë në fushën e lojës.
Nga këta, 152 ishin ende aktivë, çka do të thotë se ata vijonin të vendosnin baste. Deri tani janë dënuar 149 arbitra dhe 40 delegatë në fushë kanë dhënë dorëheqjen.
Federata Turke premton të hetojë deri në fund dhe të çrrënjosë këtë fenomen që e ka dëmtuar rëndë imazhin e futbollit të këtij vendi.