Edhe pse kontrata i skadon në vitin 2028, portieri brazilian Bento mund të largohet më shpejt nga Al-Nassr, madje që në merkaton e janarit. Lojtari ka mosmarrëveshje me drejtuesit e klubit dhe po mendon largimin.
Duke parë këtë situatë, duan të përfitojnë dy klubet e mëdha të Serie A, Inter dhe Milan.
Duke qenë se Bento ka edhe pasaportë italiane transferimi i tij në Serie A do të ishte shumë i lehtë për të shmangur procedurat burokratike. Inter ka tentuar edhe më parë transferimin e Bento, që nga koha kur ai ishte pjesë e Atletico Paranaense.
Klubi zikaltër e sheh atë si zëvendesuesin ideal të Yann Sommer.
Nga ana tjetër, Milan e sheh Bento-n si pasuesin e Mike Maignan, pasi pritet të largohet në fund të këtij sezoni. Edhe pse nuk përjashtohet mundësia e rinovimit të francezit me kuqezinjtë, deri tani nuk ka pasur lëvizje konkrete.