Shteti i rajonit në këmbë, ndeshja me Kroacinë është me rrezik të lartë, biletat janë të personalizuara!

- Bota Sot

Shteti i rajonit në këmbë, ndeshja me Kroacinë është me rrezik të lartë, biletat janë të personalizuara!

Përballja mes Malit të Zi dhe Kroacisë do të luhet më 17 nëntor në stadiumin në Podgoricë.

Kjo ndeshje është e vlefshme për kualifikimet për Kampionatit Botëror në futboll, cilësohet me rrezikshmëri të lartë.

“Para ndeshjes midis Malit të Zi dhe Kroacisë, Komisioni i Sigurisë dhe Mbrojtjes i Federatës së Futbollit të Malit të Zi, ka lëshuar një deklaratë. Përballja është shpallur me rrezik të lartë sigurie”, shkruan media malazeze “Vijesti”.

"Komisioni i Sigurisë së Federatës së Futbollit të Malit të Zi shfrytëzon këtë mundësi për të informuar të gjithë tifozët dhe entuziastët e futbollit rreth masave dhe veprimeve të ndërmarra në organizimin e ndeshjes kualifikuese të Kupës së Botës midis ekipeve kombëtare të Malit të Zi dhe Kroacisë, si dhe procedurave që do të zbatohen gjatë hyrjes në stadium.

Ndeshja Mali i Zi - Kroaci, e cila do të luhet më 17.11.2025 në Stadiumin e Qytetit, duke filluar nga ora 20:45, është shpallur një ndeshje me rrezik të lartë të sigurisë, gjë që përfshin masa të veçanta në organizimin e ndeshjes, të gjitha në përputhje me Ligjin për Parandalimin e Dhunës dhe Sjelljes së papërshtatshme në Ngjarjet Sportive.

Në përputhje me ligjin e lartpërmendur, të gjitha biletat për ndeshjen janë të personalizuara dhe vlejnë vetëm për personin emri i të cilit është në biletë.

Në hyrje të stadiumit, identiteti i spektatorëve do të kontrollohet për të parandaluar abuzimin, prandaj është e nevojshme që të gjithë mbajtësit e biletave, përveç të miturve, të kenë..." një dokument identifikimi (letër identiteti ose pasaportë) me vete.

Nëse gjatë kontrollit të identitetit përcaktohet se emri në biletë nuk përputhet me emrin në dokumentin personal, bileta do të konfiskohet dhe hyrja në stadium, do tu mohohet.

Tifozët e ekipit kombëtar kroat mund të blejnë bileta për ndeshjen në Podgoricë ekskluzivisht përmes Federatës Kroate të Futbollit dhe të gjitha biletat e disponueshme, në përputhje me Rregulloren e Garave, janë dërguar tashmë në Federatën Kroate të Futbollit.

Në rast se qytetarët e Republikës së Kroacisë marrin në zotërim bileta për ndeshjen që nuk i përkasin kontingjentit të dërguar në Federatën Kroate të Futbollit, ata do të pengohen të hyjnë në stadium, ndërsa do të iniciohen procedura kundër personit që zotëron biletën në përputhje me Ligjin për Parandalimin e Dhunës dhe Sjelljes së papërshtatshme në Ngjarjet Sportive.

Me këtë rast, ne apelojmë të përmbaheni nga shpërndarja e paautorizuar e biletave dhe bëjmë thirrje për brohoritje të ndershme dhe sportive në stadiumin tonë më të madh në ndeshjen me ekipin kombëtar kroat", thuhet në deklaratën e Komisionit për Siguri dhe Mbrojtje, të nënshkruar nga presidenti i tij, Millosh Radulloviq.
 



Lexoni të gjitha në Bota Sot