Tri raste të kundërvajtjeve doganore në Vërmicë

- Gazeta e Prizrenit

Tri raste të kundërvajtjeve doganore në Vërmicë
Prizren, 11 nëntor 2025 – Në orët e fundit në pikëkalimin kufitar Vërmicë, zyrtarët doganorë kanë identifikuar tri raste të tentimit për futje të mallrave të padeklaruara në territorin e Republikës së Kosovës, përcjell Gazeta e Prizrenit.
Referuar njoftimit, gjatë kontrolleve të detajuara, janë zbuluar mallra për të cilat nuk ishin bërë deklarimet doganore, si: tekstil (kryesisht veshje sportive për stërvitje), produkte të ndryshme dentare si proteza për dhëmbë, tableta dhe shampona të ndryshëm, si dhe sasi e konsiderueshme dërgesash postare (tekstil, këpucë të ndryshme, çanta krahu etj,).
Të gjitha mallrat e gjetura janë ndaluar deri në përfundimin e procedurave përkatëse, ndërsa ndaj personave të përfshirë janë iniciuar procedurat për kundërvajtje doganore, në përputhje me KDAK.
Dogana e Kosovës vazhdon me përkushtim zbatimin e ligjit dhe kontrollet në pika kufitare, me qëllim të parandalimit të kontrabandës dhe mbrojtjes së interesave ekonomike të vendit. /GeP


Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit