Kampioni i Kosovës, Drita ka arritur një tjetër sukses të madh.
Drita, kaloi Ballkanin në renditje ku tashmë renditen në pozitën e 151-të.
Klubi nga Suhareka, është në pozitën e 160-të duke u renditur si e dyta nga klubet kosovare.
Lideri aktual i Superligës, Prishtina gjendet në pozitën e 336-të e ndjekur nga Llapi në të 341-tën.
Ndërsa në pozitat më të ulëta janë klubet si Malisheva në pozitën e 367-të, Dukagjini e 368-ta dhe Gjilani me renditjen më të ulët në atë të 369-tën./IndeksOnline/